Doganat, fluks emigrantësh që kthehen në vendet e tyre të punës

Përfundimi i festave të fundvitit shton fluksin e emigranteve në pikat e kalimit kufitar.  Sipas informacioneve gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit të Kapshticës kanë dalë 6684 shtetas dhe 1520 automjete, ndërsa kanë hyrë në territorin shqiptar 2927 shtetas dhe 612 automjete. Ndërkohë në Kapshticë pala greke punon me 2 sportele kurse

Përfundimi i festave të fundvitit shton fluksin e emigranteve në pikat e kalimit kufitar.  Sipas informacioneve gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit të Kapshticës kanë dalë 6684 shtetas dhe 1520 automjete, ndërsa kanë hyrë në territorin shqiptar 2927 shtetas dhe 612 automjete.

Ndërkohë në Kapshticë pala greke punon me 2 sportele kurse ajo shqiptare me 4 të tilla.

Sipas policisë kufitare në të dyja pikat kufitare me Greqinë nuk paraqiten probleme, përveç fluksit të emigranteve që pritet të rritet gjatë fundjavës.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar