Artisti i specializuar në veprat e bëra nga djathi shprehet se do të fillojë ndërtimin e një muri përgjatë kufirit Amerikë-Meksikë. COSIMO CAVALLARO shprehet se muri gjigant i djathit do të ndërtohet në Tecate të Kalifornisë, 45 metra nga kufiri i vërtetë në Tecate të Meksikës. Ai punimin e tij e filloi me 200 blloqe
Artisti i specializuar në veprat e bëra nga djathi shprehet se do të fillojë ndërtimin e një muri përgjatë kufirit Amerikë-Meksikë.
COSIMO CAVALLARO shprehet se muri gjigant i djathit do të ndërtohet në Tecate të Kalifornisë, 45 metra nga kufiri i vërtetë në Tecate të Meksikës.
Ai punimin e tij e filloi me 200 blloqe të bëra nga djathi ‘cotija’, dhe tha se do i nevojiten 8.800 blloqe të tjera për të përfunduar vizionin e tij.
“Një mur i djathit është diçka që unë kam dashur të bëj për 20 vjet. Kur të arrini një pengesë ose një kufi, ju doni të zgjeroni më tej”, tha Cavallaro për HuffPost.
“Kërkesa e Trump më dha një kontekst për këtë, ndikimin emocional”.
Ndërsa ndërtimin e ka nisur të hënën Cavallaro do të përpiqet të kompletojë murin deri ditën e enjten.
M. Kërçeli
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *