Nga Alesia Doçi Data 9 dhjetor është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, në një deklaratë tha se korrupsioni është kriminal, imoral dhe tradhëti përfundimtare e besimit publik. Sipas tij korrupsioni dëmton më shumë në kohë krizash – veçanërisht tani në pandeminë e COVID-19. Sipas tij korrupsioni
Nga Alesia Doçi
Data 9 dhjetor është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, në një deklaratë tha se korrupsioni është kriminal, imoral dhe tradhëti përfundimtare e besimit publik.
Sipas tij korrupsioni dëmton më shumë në kohë krizash – veçanërisht tani në pandeminë e COVID-19.
Sipas tij korrupsioni dëmton më shumë në kohë krizash – veçanërisht tani në pandeminë e COVID-19.
“Virusi po krijon mundësi të reja duke shfrytëzuar transparencën e pamjaftueshme, duke devijuar fondet larg njerëzve në kohën e nevojës së tyre më të madhe.”
Miliarda dollarë janë shpërndarë në gjithë botën për të ndihmuar më të prekurit nga pandemia, por Kombet e Bashkuara thonë se “ekzistojnë mundësi për korrupsion aty ku llogaridhënia është anashkaluar në këmbin të ndikimit të shpejtë.”
Këto janë 4 mitet e korrupsionit dhe impakti i tyre
1. Korrupsioni i vogël nuk ka impakt
Korrupsioni nuk është i gjithi pastrim parash në shuma miliarda dollarëshe.
Për disa, është pjesë e jetës së përditshme: që nga ryshfeti për të paguar shërbimet publike, deri tek ryshfeti për te “falur” votën, e cila në Lebanon ndodh në një nga dy persona.
Nga viti 2008 – 2009, njerëzit në Afganistan paguan 2.5 miliardë dollarë në ryshfete, ku një nga katër persona paguante të paktën një ryshfet në polici dhe zyrtarët e vendit të asaj kohe, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.
2. Korrupsioni ndodh vetëm në vende të varfra
Transparency International thotë se korrupsioni është më i shpërndarë në vende ku “paratë e mëdha lëvizin lirisht në fushatat elektorale dhe ku qeveritarët dëgjojnë vetëm zërat e individëve shumë të pasur me lidhje të rëndësishme.”
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2019, e cila përdor një shkallë vlerësimi nga 0 në 100 (shumë i korruptuar deri në i pastër), më shumë se 2/3 e shteteve patën vlerësim poshtë 50-ës, në shkallë vlerësimi të përgjithshëm 43.
Europa Perëndimore dhe Bashkimi Europian është rajoni më i korruptuar, ndërsa Afrika Sub-Sahariane është rajoni më i pastër me pikët më të ulëta.
Përpara pandemisë, mashtrimi, ryshfeti dhe korrupsioni i kushtonte Britanisë së Madhe 1.27 miliardë paund në vit.
3. Nuk mund të bëhet asgjë për korrupsionin
Delia Ferreira Rubio, kryetarja e Transparency International i bën thirrje qeverive që të adresojnë rolin e parave të mëdha në financimin e partive politike dhe influencën që ato kanë në sistemet politike.
4. Korrupsioni nuk ndikon pabarazinë
“Pandemia COVID-19 ndikon në shtimin e pabarazisë nëqoftëse ne nuk forcojmë mbrojtjen ndaj sistemit global kundër pastrimit të parave,” thotë Transparency International.
50 miliardë dollarë “pastrohen” çdo vit në Afrikë – para që mund të përdoren për të përmirësuar jetë.
Profesori i Universitetit të Maryland, Eric Uslaner thotë se “korrupsioni jo vetëm që ndikon në uljen e besimit, por gjithashtu shton dhe pabarazinë.”
Burimi: World Economic Forum
Objektiv.al
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *