Disiplina e pamëshirshme me Kukësin

0

Skuadra e Kukësit ndëshkohet rëndë për incidentet e ndodhura pas përfundimit të ndeshjes së fundit përballë Skënderbeut, luajtur në stadiumin “Ymer Zeqiri”.

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit me vendimin e marrë sot i heq 3 pikë skuadrës veriore, pasi u tentua të goditej gjyqtari Enea Jorgji me pretendimin se përfundoi ndeshjen disa sekonda para shtesave të akorduara.

Veç penalizmit me pikë, Kukësi do të luajë 4 ndeshje jashtë fushës së vet, si dhe trajneri Naci Sensoy pezullohet për 12 javë.

Edhe Bylisi i Ballshit mori një dënim nga disiplina, por më të lehtë. Tifozët mallakastriotë s’mund të jenë të pranishëm në stadium gjatë ndeshjes së radhës me Laçin.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here