E keni pyetur ndonjëherë veten se cfarë është konkretisht të folurit në publik? Le të cekim një përkufizim të Vilma Subras (Wilma Subra (lindur më 1943) është një shkencëtare amerikane e mjedisit. Ajo është Presidente e Subra Company, një firmë konsulente mjedisore.) Të folurit në publik është mjeti parësor që përdor për të prekur njerëzit.
E keni pyetur ndonjëherë veten se cfarë është konkretisht të folurit në publik?
Le të cekim një përkufizim të Vilma Subras (Wilma Subra (lindur më 1943) është një shkencëtare amerikane e mjedisit. Ajo është Presidente e Subra Company, një firmë konsulente mjedisore.)
Të folurit në publik është mjeti parësor që përdor për të prekur njerëzit. Kur ke një mesazh të rëndësishëm, kjo është mënyra më e mirë për t’i angazhuar njerëzit dhe për t’i përfshirë ata në aksion.
Të folurit në publik, sikundër nënkupton edhe emri , është një mënyrë e bërjes publike të ideve , e ndarjes së këtyre ideve me njerëzit e tjerë dhe në një mënyrën që ndikon te njerëzit.
Por cilat janë format që një e folur të quhet publike? Ato janë:
- Falenderime – Fitorja e cmimit të parë në një olimpiadë/konkurs.
- Fjalim – Fitorja e zgjedhjeve në bashki.
- Përshëndetje – Me rastin e daljes së dikujt në pension.
- Prezantim projekti – Në mbrojtjen e diplomës.
- Thirrje – Me rastin e një proteste ose gjatë një proteste.
- Angazhim – Me rastin e një roblem në shoqërinë ku jetojmë.
Disa këshilla si të menaxhoni të folurën në publik.
- Organizoni mendimet tuaja
Shembull: I tregoni dikujt drejtimin për në shtëpinë tuaj.
- Tregoni një histori me roble maksimal
Shembull: Nuk e jepni mesazhin përfundimtar në fillim
- Të adaptuarit tek feedback-u i dëgjuesit
Shembull: Shiko feedback-un joverbal.
- FP duhet të jetë më e strukturuar
- Zakonisht koha është e limituar
- Nuk lejohen pyetje për të ndërprerë fjalën,
- Zakonisht lihen për në fund (nëse ka kohë)
- FP kërkon gjuhë më formale
- Gramatikë e rregullt, jo zhargon.
- Fjalimet duhet të jenë diçka e veçantë në mënyrë që ata të klasifikohen si ngjarje të rëndësishme për tu mbajtur mend.
- FP kërkon një mënyrë të vecantë për tu përcjellë
- Qasje më zyrtare
- Jo pauza të tipit – “uh”, “ah”, “um”
- Mos përdorni fraza të përsëritshme – “dmth”, “pra…”, “etj etj”
Një element shumë i rëndësishëm që duhet të kemi parasysh gjatë një fjalimi është audienca e cila po na dëgjon ne. Më saktë ne duhet ta njohim atë përmes disa pyetjeve që gjithmonë duhet të lidhen me temën që ne do prezantojmë:
- Mosha – sa është mosha mesatare e atyre që ju dëgjojnë dhe a është mosha e duhur për të dëgjuar fjalimin tonë?
- Ka më shumë djem apo vajza?
- Në çfarë është e interesuar audienca?
- Sa njerëz ka përballë jush e që po ju dëgjojnë?
- A dëshirojnë ata të marrin informacion mbi temën që ju shpjegoni?
Si mund të zgjedhim një temë? /Qëllimi i përgjithshëm i temës?
- Të mendosh për tema:
- Inventari personal
Dëshirat, aftësitë, ngjarjet, përvojat, roblem.
- Grupëzim
Nëntë kolona me: njerëz, vende, sende, ngarje, procese, koncepte, dukuri natyrore,probleme, plane dhe politika.
- Kërkimi i referncave
- Kërkimi në internet
Qëllimi:
1.Të informosh; duhet të flasësh si lektor, si mësues.
2.Të bindësh; duhet të flasësh i marketer, si politikan.
3.Të argëtosh; duhet të flasësh si aktor humori.
4.Të mbrosh: duhet të flasësh si avokat.
Mbyllja:
- Sinjalizo fundin e fjalimit
1.Përfundim kulmor: Konkluzion në të cilin, në mënyrë të përshkallëzuar , fjalimi arrin kulmin e fuqisë dhe intensitetit.
2.Përfundim i sfumuar: Konkluzion në të cilin shkaktohet tërheqje emocionale, nga zbutja shkallë shkallë deri në pohimin final dramatik.
- Përforco idenë kryesore
3.Përmblidhe shkurt fjalimin
4.Përfundojë fjalimin me një citim
5.Bëj deklaratë dramatike
6.Referoju hyrjes së fjalimit
Lulzime Manallari.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *