Diplomati serb Daçiç: Qeveria shqiptare të na kërkojë falje për deklaratat false të ministrit Cakaj

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të kërkojë falje publike për deklaratat e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

Sipas Daçiç, Cakaj akuzon Serbinë se ka një “histori kriminale” dhe se politikanët e atëhershëm dhe anëtarët e grupeve paramilitare janë “në ballë të Serbisë së sotme”, shprehet Telegrafi serb.

“Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres kërkesën për falje nga ana e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Daçiç teksa ka cituar deklaratat e Cakajt.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se këto deklarata të ministrit Cakaj nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë në mes Beogradit dhe Tiranës, dhe sipas tij janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipërinë.

Deklarata të tilla ndikojnë edhe në stabilitetin e gjithë rajonit, thotë ministri serb.

M.D

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here