Diplomati kosovar në Kroaci, skandal në gjendje të dehur

Diplomati kosovar në Kroaci, skandal në gjendje të dehur

Urtak Hamiti nuk do të jetë më përfaqësuesi diplomatik i Kosovës në Kroaci. Kështu vendosi Ministria e Punëve të jashtme e Republikës së Kosovës pas një note proteste të dërguar nga ana e Republikës së Kroacisë. Pas kësaj kërkese ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka urdhëruar kthimin e Hamitit në Prishtinë

Urtak Hamiti nuk do të jetë më përfaqësuesi diplomatik i Kosovës në Kroaci. Kështu vendosi Ministria e Punëve të jashtme e Republikës së Kosovës pas një note proteste të dërguar nga ana e Republikës së Kroacisë.

Pas kësaj kërkese ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka urdhëruar kthimin e Hamitit në Prishtinë si dhe krijimin e një komisioni i cili do të shqyrtojë në tërësi rastin.

Në ankesën e autoriteteve të Zagrebit Hamiti akuzohet për sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale gjatë ushtrimit të detyrës së tij në Kroaci. Zyrtari Hamiti ka përplasur një sërë veturash të parkuara në rrugët e Zagrebit, pasi ka qenë duke ngarë veturën e misionit diplomatik në gjendje të dehur. Skandali është pasqyruar dhe nga televizioni kroat Nova.

MPJ e Kosovës, në emër të Ambasadës së Kosovës në Zagreb, i ka shprehur keqardhje autoriteteve të Republikës së Kroacisë për ngjarjen e ndodhur.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar