Dikur të apasionuar pas tatuazheve, tani duan t’i fshijnë

Dikur të apasionuar pas tatuazheve, tani duan t’i fshijnë

Mania e bërjes së një tatuazhi, si kujtim i veçantë apo ide e rastit, po shoqërohet gjithnjë e më shumë me pendesë dhe dëshirë për ta fshirë. Njerëzit po paguajnë më shumë se 100 dollarë për seancë për të kaluar në trajtimin e dhimbshëm me lazer të heqjes së tatuazheve. Personat që veprojnë kështu, janë përgjithësisht femrat, nga mosha

Mania e bërjes së një tatuazhi, si kujtim i veçantë apo ide e rastit, po shoqërohet gjithnjë e më shumë me pendesë dhe dëshirë për ta fshirë. Njerëzit po paguajnë më shumë se 100 dollarë për seancë për të kaluar në trajtimin e dhimbshëm me lazer të heqjes së tatuazheve. Personat që veprojnë kështu, janë përgjithësisht femrat, nga mosha 25-40 vjeç.

Vetëm 5 për qind e atyre që vendosin ta heqin imazhin që kanë stampuar në trupin e tyre, dëshirojnë që ta zëvendësojnë atë me një tatuazh të ri.

Ja si funksionon heqja e tatuazheve: Lazeri dëmton bojën e tatuazhit  dhe sistemi limfatik i trupit fillon ta largojë atë gradualisht. Ekziston edhe një mundësi më e thjeshtë e zbehjes së tatuazhit , nëse klienti preferon ta ndjekë si mënyrë.

Çdo klient, që i drejtohet klinikave, ekzaminohet paraprakisht për rreth 30 minuta. Tek ai shqyrtohet historia mjekësore, ngjyra, masa dhe vendndodhja e tatuazhit .

Duhanpirësit e rregullt janë mes atyre që kërkojnë më shumë trajtim, pasi qarkullimi i tyre i dobët pengon procesin e heqjes së tatuazhit me lazer.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar