Digjet shtëpia e kreut të PS-së në Prezë

Shtëpisw së Kreut të PS-së në Prezë, Lavdi Kajmaku i ështw vënë zjarri mëngjesin e sotëm nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ndërkohë që të gjithë personat ishin në gjumë.Fatmirësisht familjarët e kanë vën re zjarrin në kohë dhe kanë lajmëruar menjëherë zjarrwfiksit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e

Shtëpisw së Kreut të PS-së në Prezë, Lavdi Kajmaku i ështw vënë zjarri mëngjesin e sotëm nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ndërkohë që të gjithë personat ishin në gjumë.Fatmirësisht familjarët e kanë vën re zjarrin në kohë dhe kanë lajmëruar menjëherë zjarrwfiksit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas të dhënave zjarri ka qënë i qellimshëm sepse ka patur 8 vatra zjarri.

Deputeti i partisë socialiste Artan Gaci  e ka komentuar këtë ngjarje si sulm për motive politike.

Në një prononcim për  “A1 Report “ ai ka deklaruar: “Gjëndja është shume e rëndë, është zjarrvënie e mirëorganizuar me pjesmarrjen e disa personave, 8 vatra zjarri të vëna qëllimisht ndaj shtëpisë dhe biznesit të familjes Kajmaku, afër bombolave të gazit dhe dhomës së gjumit,e vetmja arsye është ajo politike, pasi dy ditë më parë një gazetë ka publikuar  materjale që kompromentojnë Kreun e komunës Prezë, që është dhe kryetar i PD-së në Prezë. Ai është person i kërkuar në SHBA për rrahje dhe abuzim me të mitur, kjo është pergjigja e betejës politike pasi PD ka humbur terren në këtë zonë’’ u shpreh deputeti i PS Gaci.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materjale.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar