“Festa e të Vjelave” e cila po festohet për të tretin vit rradhazi, është dita e begatisë të vjeshtës e cila festohet nga dibranët. Ky event u organizua në formën e një festivali, me vizitorë nga qyteti Peshkopisë, pushues në Llixha, vizitorë nga Tirana dhe Dibra e Madhe, ku u provuan prodhimet natyrale të
“Festa e të Vjelave” e cila po festohet për të tretin vit rradhazi, është dita e begatisë të vjeshtës e cila festohet nga dibranët. Ky event u organizua në formën e një festivali, me vizitorë nga qyteti Peshkopisë, pushues në Llixha, vizitorë nga Tirana dhe Dibra e Madhe, ku u provuan prodhimet natyrale të më shumë se 200 fermerëve, agropërpunues, grupe prodhuesish të grave, artizane që reklamuan produktet në stendat e panairit. Vizitoret ndoqën edhe koncertet dhe aktivitetet e tjera të grupit artistik, cirkut, arteve marciale dhe mundjes, në një skenë të dekoruar me mjete dhe sende natyrore dhe bujqësore.
Në këtë festë morën pjesë prodhuesit e mollëve, frutave të tjera, grupet e prodhuesve të arrorëve, dhe prodhimeve të dyta të pyllit, grupet prodhuese të grave me jufkat, perimet, gatime tradicionale, dhe agro-përpunuesit e bulmetit, pijeve dhe lëngut të frutave, panairi i librit , minipanaire me produkte artizanale, ekspozita me foto bardhë e zi dhe duke iu refeuar Bashkisë Dibër, Festa e të Vjelave pati mbi 14.000 vizitorë/
Projekti u realizua me bashkëpunimin e shumë institucioneve si: USAID/Albania Embassy of Sweden in Tirana Embassy of Sëitzerland in Albania CNVP Foundation ALCDF AgritraVizion Dibra Turizëm dhe Traditë Bashkia Dibër, European Union in Albania, Agjencia Kombëtare e Turizmit Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 – AZHR 2 Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
/Objektiv.al/
Fotot: Bashkia Dibër
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *