Dialogu Thaci-Dacic në Bruksel

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, pritet të vazhdojnë të mërkurën në Bruksel raundin e ri të bisedimeve me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Zbatimi i marrëveshjeve të deritanishme, diskutimi për organizimin e zgjedhjeve lokale, në veçanti në komunat në veri të Kosovës si dhe formimi i asociacionit të

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, pritet të vazhdojnë të mërkurën në Bruksel raundin e ri të bisedimeve me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Zbatimi i marrëveshjeve të deritanishme, diskutimi për organizimin e zgjedhjeve lokale, në veçanti në komunat në veri të Kosovës si dhe formimi i asociacionit të komunave serbe pritet që të dominojnë axhendën e takimit Thaçi- Daçiç..

Sidoqoftë, bisedimet në nivel të kryeministrave si dhe ato në nivele teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet të jenë intensive gjatë gjithë verës. Këtë e pati deklaruar vetë Baronesha Catherine Ashton, e cila u ka kërkuar palëve që t’i zbatojnë zotimet e marra me marrëveshjet e arritura.

/Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar