Dhuna në Irak nuk ka të sosur, 10 policë të vrarë

Dhuna në Irak nuk ka të sosur, 10 policë të vrarë

Të paktën 10 policë janë vrarë pas një sulmi me armë nga një person ende i paidentifikuar në veri të Bagdadit. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se sulmi ndodhi ditën e shtunë në darkë, 320 km në veri të Bagdadit. Kis al Rawi, kryetari i këshillit lokal tha se autori ka vrarë dhe plagosur disa oficerë

Të paktën 10 policë janë vrarë pas një sulmi me armë nga një person ende i paidentifikuar në veri të Bagdadit.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se sulmi ndodhi ditën e shtunë në darkë, 320 km në veri të Bagdadit. Kis al Rawi, kryetari i këshillit lokal tha se autori ka vrarë dhe plagosur disa oficerë policie në një sulm në stacionin e tyre.

Gjithashtu mësohet se është vendosur zjarr edhe në një repart ushtarak, ku ndodheshin 15 ushtarë dhe një oficer. Fati i tyre nuk dihet ende. Javët e fundit në Irak kanë ndodhur një sërë sulmesh.

/Irida Vata/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar