Dhuna në Egjipt, MPJ: T’i hapet rrugë zgjidhjes nëpërmjet dialogut

Dhuna në Egjipt, MPJ: T’i hapet rrugë zgjidhjes nëpërmjet dialogut

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dënon dhunën ndaj protestueve në Egjipt. Përmes një deklarate për mediat, MPJ thekson se zgjidhja e kësaj çështjeje duhet gjetur nëpërmjet dialogut. “Po ndjekim me shqetësim situatën e sigurisë në Egjipt dhe dënojmë përdorimin e dhunës ndaj protestuesve në Kajro, duke shkaktuar një numër të madh viktimash dhe

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dënon dhunën ndaj protestueve në Egjipt. Përmes një deklarate për mediat, MPJ thekson se zgjidhja e kësaj çështjeje duhet gjetur nëpërmjet dialogut.

“Po ndjekim me shqetësim situatën e sigurisë në Egjipt dhe dënojmë përdorimin e dhunës ndaj protestuesve në Kajro, duke shkaktuar një numër të madh viktimash dhe të plagosurish’’, shprehet MPJ.

MPJ-ja vazhdon më tej në deklaratë se i  bën thirrje qeverisë Egjiptiane dhe të gjitha palëve, që të shmangin përplasjet e dhunshme dhe të gjejnë gjuhën e dialogut mes tyre sa më shpejt.

 

/Izabela Zavalani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar