Dhuna në Beograd, Blater: Dënojmë dhunën në stadium, fulbolli të mos përdoret për mesazhe politike Ministri i Jashtëm Daçiç: Ishte provokim politik

0

Presidenti i FIFA-s Sep Blater në një postim në Twitter është sprehur se dënon incidentin të shënuar në mbrëmje në stadiumin “Partizani” në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Gjygjtari anglez Atkinson ka ndërprerë ndeshjen  për shkak të agresionit të ushtruar nga tifozët serbë kundrejt lojtarëve të kombëtares.

Blater ka dënuar atë çka ndodhi mbrëmjen e së djeshmes duke bërë apel që futbolli të mos përdoret për mesazhe politike.

“Dënoj ashpër dhe me forcë atë që ndodhi mbrëmë në Beograd, – ka shkruar Blater. – Futbolli nuk duhet përdorur asnjëherë për mesazhe politike”.

Reagim nga Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç: Provokim politk, Serbia nuk mban përgjegjësi

Autoritet serbe ia kanë hedhur fajin shqtarëve për atë çka ndodhi në stadium. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka dal në krah të tifozëve duke e cilësuar atë që ndodhi “provokim politik”

“Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në një ndeshje futbolli dhe gjithçka ka qenë e parapërgatitur, – u shpreh ish-kryeministri serb për një televizion vendas. – Për mua është një çështje kryesore, se si do të reagojë Bashkimi Evropian dhe UEFA, pasi nëse Serbia do të shpaloste flamurin e Serbisë së Madhe në Tiranë apo Prishtinë, kjo do të ishte një çështje e rendit të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në këtë incident këtu, po thuhet se e ka bërë vëllai i kryeministrit Edi Rama, – aludon Daçiç, – i cili duhej të ishte tek ne si mik. E gjithë kjo ngjarje ka dimensione politike dhe se ky është një provokim politik. Serbia nuk mban asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e ndeshjes, – përfundoi Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here