Prokuroria e Përgjithshme dha sot pretencën për dy deputetët socialist Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu të akuzuar për dhunën e ushtruar ndaj deputetit të PD, Gent Strazimiri. Organi i akuzës ka vendosur 1 vit burg për Arben Ndokën dhe 8 muaj burg për Pjerin Ndreu. Sipas Prokurisë dënimi kundrejt Nokës mund të konvertohet në 150
Prokuroria e Përgjithshme dha sot pretencën për dy deputetët socialist Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu të akuzuar për dhunën e ushtruar ndaj deputetit të PD, Gent Strazimiri.
Organi i akuzës ka vendosur 1 vit burg për Arben Ndokën dhe 8 muaj burg për Pjerin Ndreu. Sipas Prokurisë dënimi kundrejt Nokës mund të konvertohet në 150 orë punë publike, ndërsa për Ndreun në 100 orë punë publike.
“Prokuroria e Përgjithshme kërkon shpalljen fajtor të sgtetasve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, me funksion deputet dhe dënimin e tyre përkatësisht 1 vit burgin (Ndoka) dhe 8 muaj burgim (Ndreu), të akuzuar për konsumimin e elementëve të veprës penale parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, “Goditje për shkak të detyrës” në dëm të shtetasit Gent Strazimiri, me funksion deputet, ngjarja e ndodhur në datë 10.07.2014 në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *