Dhembjet e kokës mund të jenë shumë të zakonshme dhe jo shqetësuese, por ka raste kur ato janë serioze dhe tregojnë për sëmundje të ndryshme. Në raste të tilla dhembja e kokës është duke treguar për praninë e një tumori, sulmi apo gjendje tjetër shqetësuese për shëndetin. Për të kuptuar nëse është serioze apo jo dhembja
Dhembjet e kokës mund të jenë shumë të zakonshme dhe jo shqetësuese, por ka raste kur ato janë serioze dhe tregojnë për sëmundje të ndryshme. Në raste të tilla dhembja e kokës është duke treguar për praninë e një tumori, sulmi apo gjendje tjetër shqetësuese për shëndetin.
Për të kuptuar nëse është serioze apo jo dhembja e kokës, duhet të kuptojmë shenjat, të cilat janë:
-Dhembje koke si “rrufe”. Nëse dhembjet e kokës shfaqen krejt papritur dhe bëhen të papërballueshme, atëherë kjo mund të jetë shenjë e gjakderdhjes në tru. Dhembje të tilla zakonisht zgjasin 60 sekonda pa ndërprerë.
-Një dhembje e madhe koke dhe që zgjat për një periudhë të caktuar, mund të jetë shenjë e ndonjë sulmi të caktuar.
-Nëse pas ushtrimeve apo marrëdhënieve seksuale, filloni të keni dhembje të madhe koke, mund të jetë shenjë që tregon për një tumor në tru.
-Nëse keni histori familjare të prekur nga kanceri, nëse papritur fillon e ju shfaqet një dhembje koke e çuditshme me të cilën nuk jeni përballur më parë, konsultohuni me një mjek sepse mund të jetë shenjë e ndonjë lloji kanceri.
/F.Kordalli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *