Devoll, e zë poshtë zetori, vdes 14-vjeçari

Devoll, e zë poshtë zetori, vdes 14-vjeçari

Një 14-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident të regjistruar pasditen e sotme, pasi është zënë poshtë nga një zetor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Miras të rrethit Devoll. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se adoleshenti po udhëtonte mbi një zetor të ngarkuar me bar i cili drejtohej nga xhaxhai i tij,

Një 14-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident të regjistruar pasditen e sotme, pasi është zënë poshtë nga një zetor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Miras të rrethit Devoll.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se adoleshenti po udhëtonte mbi një zetor të ngarkuar me bar i cili drejtohej nga xhaxhai i tij, ndërsa mjeti ka rrëshqitur në një kanal duke zënë poshtë 14-vjeçarin, Romario Zaze. Për pasojë fëmija ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së rrethit , të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar