Detyrimet e papaguara, biznesi probleme me bankat

Problemet e bankave kanë ardhur kryesisht nga sipërrmarrjet, biznesi, ku 29% e kredive paguhen 3 muaj me vonesë. Sipas të dhënave totali i kredive të këqija është gati 25% duke kryesuar Europën Qendrore e Lindore pas Kazakistanit me 36.7 %. Huatë që nuk kthehen në afat u rritën me shpejtësi të madhe duke filluar që

Problemet e bankave kanë ardhur kryesisht nga sipërrmarrjet, biznesi, ku 29% e kredive paguhen 3 muaj me vonesë. Sipas të dhënave totali i kredive të këqija është gati 25% duke kryesuar Europën Qendrore e Lindore pas Kazakistanit me 36.7 %.

Huatë që nuk kthehen në afat u rritën me shpejtësi të madhe duke filluar që nga 2008-a, kur ato ishin vetëm 6.5 %. Studimet vlerësojnë se ky fenomen nxori në pah efektet e krizës financiare, por njëkohësisht edhe dhënien e huave të pastudiuara mirë.

Të dhënat e minsitrisë së Financave, tregojnë se situata u përkeqësua ndjeshëm gjatë vitit 2013 dhe sfidën më të madhe për sektorin banker e përbën rreziku i kredisë për shkak të rritjes së ngadaltë të ekonomisë.

Sipas programit ekonomik e fiskal për këtë vit, në nivele të larta është dhe huaja e pakthyer në monedhë të huaj e cila e ka kaluar 26 % të totalit, nga 24.7 % në dhjetor 2012.

Institucionet financiare pohojnë së në panoramën aktuale të kredisë, si për bizneset edhe individët kanë ndikuar pasiguria e zhvillimit ekonomik, kushtet e dobëta të tregut të punës dhe ulja e të ardhurave nga emigrantët.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar