Detroit falimenton

Një ndër qytetet më të mëdha amerikane, Detroit ka paraqitur deklaratën e falimentimit. Përmes kësaj mase, ky qytet siguron mbrojtje nga kreditorët. Një kompani menaxhere e kontraktuar nga shteti i Miçiganit ku ndodhet Detroiti, paraqiti dokumentacionin dje në një gjykatë federale. Me këtë hap, Detroiti bëhet qyteti më i madh amerikan në historinë e Shteteve

Një ndër qytetet më të mëdha amerikane, Detroit ka paraqitur deklaratën e falimentimit. Përmes kësaj mase, ky qytet siguron mbrojtje nga kreditorët. Një kompani menaxhere e kontraktuar nga shteti i Miçiganit ku ndodhet Detroiti, paraqiti dokumentacionin dje në një gjykatë federale.

Me këtë hap, Detroiti bëhet qyteti më i madh amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara që deklaron falimentimin. Guvernatori i Miçiganit, Rick Snyder duhet ta nënshkruajë vendimin. Detroiti ballafaqohej me barrën një deficiti buxhetor prej mbi 300 milionë dollarësh dhe një borxh afatgjatë prej afro 14 miliardë dollarësh.

Deklarimi i falimentimit vë në pikëpyetje pensionet e ardhshme si dhe sigurimet shëndetësore të punonjësve të sektorit qeveritar në Detroit. Rreth 10 mijë vetë punojnë për administratën bashkiake të Detroitit.

/Shkëndija Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar