Dështon votimi i rezolutës për ndryshimin e Kushtetutës

Dështon votimi i rezolutës për ndryshimin e Kushtetutës

Ka dështuar votimi i rezolutës në Kuvendin e Kosovës për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka kërkuar që teksti i rezolutës,tu dorëzohet deputetëve në formë të shkruar dhe votimi për këtë të bëhet në seancën e ardhshme. Më tej, Krasniqi ka thënë se Rezoluta apo

Ka dështuar votimi i rezolutës në Kuvendin e Kosovës për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka kërkuar që teksti i rezolutës,tu dorëzohet deputetëve në formë të shkruar dhe votimi për këtë të bëhet në seancën e ardhshme.

Më tej, Krasniqi ka thënë se Rezoluta apo dokumenti që do të nxirret nga Kuvendi duhet të përmbajë një kërkesë drejtuar Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, për të kërkuar hulumtimin e realizimit të të drejtave etnike të shqiptarëve në pjesën jugore të Serbisë. Ndërkaq që, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi  gjatë këtij debati parlamentar ka thënë se nuk mund të ndihmohen shqiptarët në Luginën e Preshevës duke i përçarë shqiptarët në Kosovë.

“Serbia ka qenë edhe në veri të Kosovës edhe është tash në Luginën e Preshevës. Marrëveshja ka qenë që fillimisht të hiqet Serbia nga Kosova, e pastaj të kërkohet me insistim më të madh në Luginën e Preshevës”, ka thënë Kuçi.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kundërshtuar pikën 1 të rezolutës në të cilën ishte përfshirë propozimi i kryeministrit Thaçi për amandamentim të kushtetutës.

Përkatësisht, LDK dhe VV kanë këkuar që qeveria ti votojë të gjitha pikat e rezolutës veç e veç, por një propozim i tillë,është kundërshtuar nga Partia Demokratike të Kosovës. Kuvendi i Kosovës pritet që në seancën e radhës të vendosë lidhur me këtë çështje.

 

 

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar