Dështon sërish seanca e rradhës ndaj Dritan Dajtit

Dështon sërish seanca e rradhës ndaj Dritan Dajtit

Nuk paraqiten dy avokatët e caktuar nga gjykata Seanca gjygjsore ndaj Dritan Dajtit dështon sërish. Avokatët e përcaktuar dy ditë më parë nuk janë paraqitur në seancë, ndërsa vetë i pandehuri akuzon gjykatën për zvarritjen e procesit dhe largohet nga salla. Sikurse dhe në seancat e tjera edhe sot në gjygj nuk u paraqitën dy

Nuk paraqiten dy avokatët e caktuar nga gjykata

Seanca gjygjsore ndaj Dritan Dajtit dështon sërish. Avokatët e përcaktuar dy ditë më parë nuk janë paraqitur në seancë, ndërsa vetë i pandehuri akuzon gjykatën për zvarritjen e procesit dhe largohet nga salla.

Sikurse dhe në seancat e tjera edhe sot në gjygj nuk u paraqitën dy gjykatësit të përcaktuar nga gjykata. Avokati Ukë Cenaj e ka justifikuar mungesën e tij me arsyetimin që vuan nga zemra, ndërsa Skënder Allmeta u shpreh se ka probleme familjare.

Vetë Dajti gjatë seancës ka ironizuar deklaratat e djeshme të nënkryetarit të KLD-së Elvis Cefa në lidhje me shtyrjen e seancave gjyjgsore.

“Këtu nuk jemi në Korenë e Veriut,ku në shkelje të ligjit jepen intervista nga kreu i gjykatës Sandër Simoni. Mos u ankoni në KLD,pasi ajo nuk merret me të pandehurit dhe me avokatët.Këshilli i Lartë i Drejtësisë merret me punën e gjyqtarëve” është shprehur Dajti dhe më pas është larguar nga salla.

Gjykata e krimeve të rënda nuk ka mundur të zhvillojë prej më shumë se një viti asnjë seancë gjyjgsore ndaj të akuzuarit të masakrës së Durrësit.  Shumë avokatë nuk kanë pranuar mbrojtjen e të akuzuaruit dhe të tjerë nuk janë paraqitur në këtë proces.

Rasti i Dritan Dajtit shënon një prej rekordeve më të mëdha të zvarritjes së një procesi, vëtë i pandehuri është larguar nga salla duke e lidhur sıtuatën e krıjuar me drejtësinë.

 /Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar