Roma nuk ka shkuar me shume se nje barazim 2-2 ne derbin e kryeqytetit perball Lacios, ndeshje e vlefshme per javen e 18-te te Serie A. Pas nje gabimi te Radja Nainggolan ne mesfushe Lacio hidhet ne kundersulm dhe shenon me ane te Stefano Maurit ne min e 25′ me nje goditje te sakte me
Roma nuk ka shkuar me shume se nje barazim 2-2 ne derbin e kryeqytetit perball Lacios, ndeshje e vlefshme per javen e 18-te te Serie A. Pas nje gabimi te Radja Nainggolan ne mesfushe Lacio hidhet ne kundersulm dhe shenon me ane te Stefano Maurit ne min e 25′ me nje goditje te sakte me koke brenda zones.
Roma dukej e paqarte ne lojen e saj dhe ne min 29′ Lacio shenon golin e dyte fale nje gjuajtje potente jashte zone te Felipe Anderson. Kaq mbyllet pjesa e pare me nje Rome e cila nuk doli per asnje moment ne lojen e saj duke e len Lacion te luaje dhe duke shenuar dy here.
Ne pjesen e dyte Roma shfaqet me nje fytyre krejt ndryshe nga pjesa e pare dhe vetem pas tre minutash loje ngushton rezultatin me ane te kapitenit Francesco Totti. Lacio ka veshtiresi ne krijimin e aksioneve dhe nuk duket shume e qarte ne lojen e saj. Ne minuten e 64′ eshte serish Francesco Totti qe shenon dhe kthen baraspeshen ne stadiumin “Olimpiko”.
Ne minutat e mbetura Roma administron lojen por nuk arrin te fitoje dhe keshtu mbyllet sfida ne barzazim perballe Lacios. Roma barazon momentalisht me 40 pike Juventusin, i cili do te luaje sonte ne mbremje perballe Napolit ne “San Paolo”.
/Klevis Deda/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *