Më shumë se gjysma e paisjeve që përdoren nga dentistët në Shqipëri, futen kontrabandë pasi janë të ndaluara për përdorim në vendet e BE-së. Sipas Përfaqësuesve të Shoqatës se Distributoreve Dentare, tregu i stomatologëve është jashtë çdo lloj kontrolli nga shteti. Një nga përfaqësuesit e shoqatës, pohon se një pjesë e dentistëve përdorin për njerëzit pajisje
Më shumë se gjysma e paisjeve që përdoren nga dentistët në Shqipëri, futen kontrabandë pasi janë të ndaluara për përdorim në vendet e BE-së.
Sipas Përfaqësuesve të Shoqatës se Distributoreve Dentare, tregu i stomatologëve është jashtë çdo lloj kontrolli nga shteti. Një nga përfaqësuesit e shoqatës, pohon se një pjesë e dentistëve përdorin për njerëzit pajisje që shërbejnë per kontrollin e kafshëve. Materialet për shkak te përmasave te vogla futen lehtësisht në çanta, dhe sillen e përdoren nga dentistët për mjekimin e dhëmbëve. Kjo situatë kaotike është krijuar pas vitit 2008 ku u vendos që për materialet që përdornin dentistët të vendosej një TVSH 20 %.
Në këtë situate të rëndë ka reaguar edhe deputetja socialiste Klodiana Spahiu, ku pohon se: “ Tregu stomatologjik është prishur, futen material të pakontrolluara. Mund të kenë një ndikim negativ të drejtpërdrejtë në shëndet, mund të shfaqet një tumor pas dy vitesh dhe të mos e gjesh dot kush e shkaktoi.’’
Përfaqësuesit e distributorëve të paisjeve mjekësore kanë kërkuar që drafti ri i përgatitur nga ministria e Shëndetësisë të marrë në konsideratë propozimet e tyre.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *