Dënohet ish-kryetari i komunës së Levanit

Dënohet ish-kryetari i komunës së Levanit

Ish-kryetari i Komunës së Levanit në Fier, Agim Qejvani është dënuar për shpërdorim detyre me katër muaj burg, pasi është shpallur fajtor për dhënien me qira të tokave, që nuk ishin nën juridiksionin e tij. Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Qejvani si përfaqësues i Komunës Levan, ka lëshuar toka me qira, të cilat

Ish-kryetari i Komunës së Levanit në Fier, Agim Qejvani është dënuar për shpërdorim detyre me katër muaj burg, pasi është shpallur fajtor për dhënien me qira të tokave, që nuk ishin nën juridiksionin e tij.

Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Qejvani si përfaqësues i Komunës Levan, ka lëshuar toka me qira, të cilat nuk ishin në pronësi të kësaj njësie vendore.

Gjithashtu, kontrata e qirasë është lidhur ndërkohë që rezulton se nuk është kryer asnjë shpallje publike në ambientet e komunës për këtë procedurë.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar