Angli, 57 vjet e 10 muaj burg për bandën shqiptare

Angli, 57 vjet e 10 muaj burg për bandën shqiptare

Gjykata e  Southwark Crown ka dënuar me 57 vjet e 10 muaj burg 7 shqiptarë, të cilët akuzohen për “trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Anëtarët e bandës së arrestuar janë,  Admir Doda 37 vjeç, Aurrell Marqueshi 33 vjeç, Hysena Meta 37 vjeç, Henri Stafhansi 30 vjeç, Bledar Hyselinka dhe Florian Koxha, të dy 29 vjeç,

Gjykata e  Southwark Crown ka dënuar me 57 vjet e 10 muaj burg 7 shqiptarë, të cilët akuzohen për “trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Anëtarët e bandës së arrestuar janë,  Admir Doda 37 vjeç, Aurrell Marqueshi 33 vjeç, Hysena Meta 37 vjeç, Henri Stafhansi 30 vjeç, Bledar Hyselinka dhe Florian Koxha, të dy 29 vjeç, të cilët kanë pranuar përfshirjen në trafikun e kokainës, shumica banues në veri dhe perëndim të Londrës.

Kreu i bandës, është 37 vjeçari Admir Doda, i cili është dënuar me 15 vite heqje lirie, ndërsa Elasaf Marqueshi që sipas gjykatës ka luajtur një rol të vogël në aktivitetin e bandës, u dënua me 5 vjet e 3 muaj burgim.

Banda është akuzuar se ka transportuar  100 kg kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu mësohet se të gjithë anëtarët e bandës, shtetas shqiptarë dhe me origjinë nga Kosova kanë pranuar se kanë shpërndarë, transportuar dhe shitur drogë që nga Janari i vitit 2011 e deri në Nëntor të vitit 2012.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar