Dënim maksimal mjekes kineze që vodhi fëmijë në maternitet

Një mjeke në Kinë do të dënohet me vdekje për shkak se ka vjedhur foshnje nga spitali ku ka punuar me qëllim trafikimin. Gjykata në provincën e Shaanksi të Kinës shprehet në vendim se Zhang Shuxia u ka thënë prindërve se të porsalindurit e tyre kanë probleme gjenetike të lindura, dhe për t’i bindur ata

Një mjeke në Kinë do të dënohet me vdekje për shkak se ka vjedhur foshnje nga spitali ku ka punuar me qëllim trafikimin.

Gjykata në provincën e Shaanksi të Kinës shprehet në vendim se Zhang Shuxia u ka thënë prindërve se të porsalindurit e tyre kanë probleme gjenetike të lindura, dhe për t’i bindur ata që të heqin dorë nga fëmija dhe ajo ti dërgonte në duart e trafikantëve.

Dënimi i kushtëzuar me vdekje në Kinë, pas dy vjetësh, do të shndërrohet në dënim të përjetshëm me burgim.

Trafikimi i fëmijëve është një nga problemet më të medha në Kinë, i drejtuar nga preferenca tradicionale për djemtë.

 

/Laogert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar