Dëmtohet zona muzeale në Gjirokastër

0

Bordurat rrethuese në rrugën drejt kalasë janë dëmtuar, pllakatet janë thyer dhe pjesa dërrmuese e tyre është grabitur. Përveç këtyre, në kalldrëmin drejt kalasë është shkatërruar edhe rrjeti ndriçues dekorativ, duke lënë këtë zonë pa energji. Fenomeni ka ndodhur në zonën muzeale të kalasë së Gjirokastrës dhe është tashmë i përsëritur.

Sipas Dasho Sejdos, përgjegjës pranë zyrës së Shërbimeve në bashkinë e qytetit, ky fenomen ndodh  gjithnjë gjatë sezonit veror, duke u shfaqur turistëve një pamje të shëmtuar te qytetit.

“Ne kemi marrë masa duke zëvendësuar ndriçimin, por kjo gjë është e përsëritur dhe po krijon një imazh negativ për qytetarët gjirokastritë. Së fundmi kemi bërë edhe denoncime në polici, pasi mendojmë se më së shumti këto janë akte rrugaçërie”, – thotë Sejdo.

Ndërkaq,  policia e Gjirokastrës ka nisur patrullimin 24-orësh në zonën muzeale. Deri tani janë shoqëruar në komisariat pesë persona, kryesisht të moshave të reja.

/Romina Qama/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here