Krimi në familje po kthehet në virus për familjet shqiptare. Pas 3 grave që u masakruan nga bashkëshortët e tyre për vdekje, pasditen e djeshme në Delvinë, në fshatin Kaharaxh, dhëndri ka vrarë vjehrrin duke e goditur me levë dhe ka plagosur vjehrrën. Shkak për konfliktin e kryer ka qënë pronësia e truallit. Viktima Jani
Krimi në familje po kthehet në virus për familjet shqiptare. Pas 3 grave që u masakruan nga bashkëshortët e tyre për vdekje, pasditen e djeshme në Delvinë, në fshatin Kaharaxh, dhëndri ka vrarë vjehrrin duke e goditur me levë dhe ka plagosur vjehrrën.
Shkak për konfliktin e kryer ka qënë pronësia e truallit. Viktima Jani Koka, 91 vjeç, banues në fshatin Kaharaxh, është qëlluar me një levë hekuri, nga i dyshuari Kristo Gjini 65 vjeç, banues po në këtë fshat, me të cilin kishin dhe marrëdhënie familiare.
Gjithashtu e dëmtuar ka mbetur edhe vjehrra Lefterie Koka, 90 vjeç, e cila është përpjekur të mbronte burrin e saj. E dëmtuara është dërguar menjëherë në spital ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia po vazhdon me hetimin e mëtejshëm të ngjarjes së rëndë ndërkaq që pista e deritanishme është motivi I pronësisë.
/ Klajdi Lleshi /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *