Del nga koma legjenda Michael Schumacher

Legjenda e Formula 1, gjermani Michael Schumacher, ka dalë nga koma. Gjermani 45-vjeçar do të vazhdojë rehabilitimin e tij në një vend të fshehtë, thanë mjekët në një deklaratë. Familja e tij falënderoi njerëzit të cilët kishin dërguar mesazhe në mënyre mbështetjeje duke thënë: “Ne jemi të sigurt se e ndihmuan”. Ata gjithashtu vlerësuan “punën

Legjenda e Formula 1, gjermani Michael Schumacher, ka dalë nga koma. Gjermani 45-vjeçar do të vazhdojë rehabilitimin e tij në një vend të fshehtë, thanë mjekët në një deklaratë.

Familja e tij falënderoi njerëzit të cilët kishin dërguar mesazhe në mënyre mbështetjeje duke thënë: “Ne jemi të sigurt se e ndihmuan”. Ata gjithashtu vlerësuan “punën e shkëlqyer” të personelit mjekësor të spitalit  Grenoble, ne Jug-Lindje të Francës.

Schumacher ndodhej në një koma mjekësore pas një dëmtimi të rëndë në kokë në një aksident me ski në alpet franceze në 29 dhjetor.

Mjekët e mbajtën kampionin shtatë herë në  koma duke e ndihmuar në uljen e enjtjes në trurin e tij.

Të afërmit kanë paralajmëruar më parë se “ishte e qartë që në fillim se kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë për Michael”.

Hetuesit mbi aksidentin thane se Schumacher kishte qenë duke ecur me shpejtësinë e “një skiatori shumë të mirë” në kohën e rrëzimit të tij në vendpushimin e Meribel.

Ai doli jashtë piste dhe goditi një shkëmb thanë hetuesit.

Schumacher doli në pension nga gara në vitin 2012, pas një karriere 19-vjeçare. Ai fitoi dy tituj me Benetton, në vitin 1994 dhe 1995, para kalimit te Ferrari në 1996 për të fituar pesë tituj të tjerë.

/Panajot Dybeli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar