Deficiti tregtar ulet me 31.8 për qind

Deficiti tregtar ulet me 31.8 për qind

Deficiti i muajt mars është ulur me 31.8% në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar.  Sipas të dhënave të tre mujorit të parë, deficiti ka shënuar vlerën 188 milion dollar me një rritje prej 8.1 për qind në krahasim me muajin shkurt të këtij viti. Deficiti për muajin mars është ulur me 31.8

Deficiti i muajt mars është ulur me 31.8% në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar.  Sipas të dhënave të tre mujorit të parë, deficiti ka shënuar vlerën 188 milion dollar me një rritje prej 8.1 për qind në krahasim me muajin shkurt të këtij viti.

Deficiti për muajin mars është ulur me 31.8 % krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Të dhënat e INSTAT-it për tremujorin e parë të vitit 2013 tregojnë se deficiti ka shënuar vlerën 188 milionë USD, me një rritje prej 8.1 për qind në krahasim me muajin shkurt të këtij viti.

Eksportet kanë shënuar vlerën 192 milion USD mallra, me një rritje prej 21.4 % në krahasim me muajin shkurt dhe 14.9 për qind ne krahasim me marsin e vitit të kaluar.

Importet,  sipas INSTAT-it, kanë shënuar vlerën 381 milion USD mallra, me rritje prej 14.4 për qind krahasuar me muajin shkurt të këtij viti dhe me një ulje prej 14.2 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Tregtia ka vijuar të zhvillohet në 70 për qind të saj me vendet e BE-së, ku partnerët tregtarë mbeten fqinjët tanë si Greqia dhe Italia.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar