Dëbora në Pukë e Dibër, dhjetëra fshatra pa energji elektrike

Reshjet e dendura dëborës lënë pa energji elektrike dhjetëra fshatra në Pukë e Dibër. Rreth 500 shtylla të tensionit të ulët në rrethin e Pukës janë dëmtuar, ndërsa 250 prej tyre janë rrëzuar si pasojë e sasisë së konsiderueshme të dëborës të rënë ditët e fundit. Sipas raportimit të Balkanweb 2000 kg përcjellësa elektrikë janë

Reshjet e dendura dëborës lënë pa energji elektrike dhjetëra fshatra në Pukë e Dibër.

Rreth 500 shtylla të tensionit të ulët në rrethin e Pukës janë dëmtuar, ndërsa 250 prej tyre janë rrëzuar si pasojë e sasisë së konsiderueshme të dëborës të rënë ditët e fundit. Sipas raportimit të Balkanweb 2000 kg përcjellësa elektrikë janë këputur dhe tranversat e izolatorët janë  dëmtuar.

Ndërkohë në Dibër ka probleme në 30 shtylla të tensionit të mesëm  dhe të lartë. Ndërsa policia bën të ditur se akset rurale në drejtim të Iballës dhe Fierzës janë të bllokuara.

Sasia e dëborës së ditëve të fundit do të rezultojë gjithashtu me pasoja negative për bujqësinë e zonës.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar