Debatet dëmtojnë shëndetin dhe lidhjet martesore

Debatet dëmtojnë shëndetin dhe lidhjet martesore

Shkencëtarët bëjnë me dije se alternativat e sherrit janë të ndryshme, por duhet të dini që debatet dëmtojnë shëndetin dhe debatet  çojnë në mosfunksionimin e një  martese të rregullt. Gjatë dy dekadave janë ndjekur nga kërkuesit shkencorë,  rreth 1 700 çifte të martuar duke matur shëndetin e tyre fizik dhe duke marrë përgjigjet e tyre

Shkencëtarët bëjnë me dije se alternativat e sherrit janë të ndryshme, por duhet të dini që debatet dëmtojnë shëndetin dhe debatet  çojnë në mosfunksionimin e një  martese të rregullt. Gjatë dy dekadave janë ndjekur nga kërkuesit shkencorë,  rreth 1 700 çifte të martuar duke matur shëndetin e tyre fizik dhe duke marrë përgjigjet e tyre mbi cilësinë e jetës së tyre.

Nga një studim mjekësor 20-vjeçar i bërë nga Universiteti i Utah (SHBA), rezulton se çiftet që nuk debatojnë janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë se ata që grinden rregullisht me njëri-tjetrin.

Ndërkohë ata dolën në përfundimin se sa më shumë të debatonin me njëri-tjetrin, aq më i keq është shëndeti i tyre i përgjithshëm dhe se martesa e lumtur ishte çelësi i një jete të gjatë.

Çiftet për të jetuar më gjatë, për të jetuar të lumtur dhe për një jetë më të shëndetshme nuk duhet të kenë zënka.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar