De Gea “i kompletuar” në Madrid

David de Gea merr tek  Mançester Junajtid çmimin Lojtar i Vitit, ndërkohë që vazhdojnë spekulimet që e lidhin spanjollin me një transferimin tek Real Madrid. David de Gea ishte në mesin e anëtarëve të skuadrës së parë në Old Trafford ku u shpall lojtari më i mirë i vitit tek “Djajt e Kuq”. Portieri spanjoll

David de Gea merr tek  Mançester Junajtid çmimin Lojtar i Vitit, ndërkohë që vazhdojnë spekulimet që e lidhin spanjollin me një transferimin tek Real Madrid.

David de Gea ishte në mesin e anëtarëve të skuadrës së parë në Old Trafford ku u shpall lojtari më i mirë i vitit tek “Djajt e Kuq”.

Portieri spanjoll përflitet të trasferohet në Madrid këtë verë.

Real Madrid dëshiron të sjellë 24-vjeçarin në Santiago Bernabeu këtë verë, dhe tek Junajtid janë duke kërkuar 29 million £ për portierin e parë.

Tashmë të gjithë besojnë se ai do të luajë ndeshjen e tij të fundit në Old Trafford këtë të dielë.

De Gea, i cili ka edhe një vit kontratë me Junajtid ishte fotografuar në tapetin e kuq me shokun e tij të ngushtë Huan Matën përpara marrjes së  çmimimit të martën në mbrëmje.

/Ermand Vrapi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar