De Biazit i ofrohet rinovimi

De Biazit i ofrohet rinovimi

Zbulohet oferta zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit për rinovimin e kontratës së Xhani De Biasit. Federata e Futbollit ofron 700 mijë euro për një edicion tjetër në krye të Kombëtares të teknikut italian dhe stafit të tij. Është kjo oferta zyrtare e cila i ka shkuar në dorë italianit dhe stafit të tij për

Zbulohet oferta zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit për rinovimin e kontratës së Xhani De Biasit. Federata e Futbollit ofron 700 mijë euro për një edicion tjetër në krye të Kombëtares të teknikut italian dhe stafit të tij.

Është kjo oferta zyrtare e cila i ka shkuar në dorë italianit dhe stafit të tij për rinovimin, plus dhe shpenzimet për një edicion tjetër në krye të Shqipërisë. Janë burime në institucionin e futbollit ato që kanë konfirmuar për “Sport Ekspres” një fakt të tillë.

700 mijë eurot nuk janë vetëm rroga e Xhani de Biazit. Në të përfshihet edhe rroga e stafit, premiot dhe shpenzimet në dy vite për stafin e ekipit kombëtar dhe shpenzimet e trajnerit, duke përfshirë çdo gjë të mundshme te kuqezinjtë.

Kaq është mundësia e Federatës, por ajo që duhet thënë është fakti se ndryshe nga çfarë flitet, trajneri ka prej ditësh në dorë një ofertë konkrete për të drejtuar edhe për dy vite të tjera
Shqipërinë.

Kjo hedhë poshtë çdo fjalë që qarkullonte deri më sot, se Federata nuk i ka ofruar bashkëpunim italianit, institucioni i futbollit ka ndërtuar prej javësh një ofertë, ku veç rrogës së trajnerit dhe stafit të tij përfshihen edhe udhëtime, vëzhgime dhe gjithçka që i duhet italianit dhe stafit.

Trajneri nuk do të ketë objektiva. Qëllimi i FSHF-së është që të vazhdojë bashkëpunimin me italianin edhe sikur ai të renditet i pari apo i fundit i grupit. Pra, nuk do të ketë asnjë objektiv që mund të pengojë punën e Xhanit për dy vitet e ardhshme.

Kjo do të thotë se italiani do të ketë luksin të punojë pa e kthyer kokën pas dhe të bëjë më të mirën e mundshme pa pasur komplekse për renditjen e grupit apo performancën në ndeshjet eliminatore. Si edhe këtë edicion, De Biazi do të ketë dorë të lirë në ekip dhe në përzgjedhjen e lojtarëve.

Disa muaj më parë Italiani patë thënë që ai ka ndërtuar një ekip për 8 vite.

“Kam një staf shumë të mirë me Paolo Tramexanin, përgatitësin atletik, Alberto Bele dhe Anxhelo Pereni, i cili edhe pse thuajse 70 vjeç, është tejet entuziast. Po bëjmë një punë të jashtëzakonshme. Kemi vëzhguar shumë lojtarë dhe kam rinovuar Kombëtaren duke
marrë futbollistë që nga portieri Berisha në Suedi te Kalmari, deri te mbrojtësi i Empolit, Hysaj. Dua që skuadra të ketë vijimësi dhe ky projekt me këta lojtarë mund të mbajë deri 8 vjet”. Citon sport exspres

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar