De Biazi refuzon nënshkrimin e kontratës

0

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Giani De Biasi, ka refuzuar të nënshkruajë kontratën për vitet e ardhshme.

Ky refuzim ka ardhur pasi Federata Shqiptare e Futbollit i ka ofruar atij po të njëjtën kontratë që ka patur, pa ngritje në pagë.

Sipas të dhënave, kontrata mes strategut italian dhe FSHF-së do të shtyhet për negociata të mëtejshme.

Duhet theksuar fakti se nën drejtimin e De Biazit skuadra shqiptare i ka thyer disa herë rekordet e veta në renditjen mujore të FIFA-s.

/Elona Tereziu/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here