Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu pohon se Turqia do t’i bashkohej një koalicioni ndërkombëtar kundër Sirisë edhe nëse nuk do arrihej një konsensus i gjerë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. “Ne gjithmonë kemi patur prioritet që të veprojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar, me vendimet e OKB-së. Nëse një vendim i tillë nuk
Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu pohon se Turqia do t’i bashkohej një koalicioni ndërkombëtar kundër Sirisë edhe nëse nuk do arrihej një konsensus i gjerë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Ne gjithmonë kemi patur prioritet që të veprojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar, me vendimet e OKB-së. Nëse një vendim i tillë nuk arrihet nga Këshilli i Sigurimit, alternativa të tjera do të viheshin në agjendë”, thotë Davutoglu për gazetën turke Milliyet.
‘’Momentalisht, 36 – 37 shtete janë duke i diskutuar këtë alternativë. Nëse formohet një koalicion kundër Sirisë në këtë proces, Turqia do të zërë vendin e saj në këtë koalicion”, deklaroi kryediplomati turk.
/Jola Llozhi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *