David Vija: Jam shumë i lumtur

David Vija: Jam shumë i lumtur

David Vija është shprehur shumë i lumtur për kalimin e tij tek Atletiko e Madridit, duke falenderuar Barcelonën që e bëri të mundur këtë kalim edhe për tre vitet e bukura që ka kaluar atje. “Jam i ngazëllyer që filloj këtë periudhë të re dhe mezi pres t’ia nis kësaj aventure të re. Vij te

David Vija është shprehur shumë i lumtur për kalimin e tij tek Atletiko e Madridit, duke falenderuar Barcelonën që e bëri të mundur këtë kalim edhe për tre vitet e bukura që ka kaluar atje.

“Jam i ngazëllyer që filloj këtë periudhë të re dhe mezi pres t’ia nis kësaj aventure të re. Vij te Atletiko, një ekip fitues që ka fituar shumë tituj viteve të fundit. Unë mund të jem vetëm falënderues për Barçën për respektin dhe vlerësimin e veçantë, dhe do të doja t’i falënderoj ata që më kanë dhënë tre vite te një klub i shkëlqyeshëm si Barça. Shpresoj të jem po aq i lumtur edhe këtu”.

Vija ka falenderuar klubin Blaugran që i mundësoj të transferohej në Madrid, nuk kishte sit ë mos falenderonte edhe teknikun e Atetikos, Simeonen i cili i ka shprehur besimin maksimal “Maravijës” që shpreson tia shpaguajë atë besim.

“Nuk kam ankesa për Barçën dhe ata ma lehtësuan mua të vij te Atetiko pasi e dinin se unë doja të luaj këtu. Ky është një ekipi fitues, që ka fituar shumë tituj viteve të fundit. Unë vij ta ndihmoj klubin të përmirësohet . Kam folur me Simeone dhe besimi i tij ishte një prej pikave kyçe që unë erdha këtu. Mezi pres të filloj të marr urdhra nga ai dhe ta shpaguaj këtë besim”, ka thënë Vija.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar