DASH: Kosova burim për trafikimin e njërëzve

DASH: Kosova burim për trafikimin e njërëzve

Departamenti Amerikan i Shtetit  e cilëson Kosovën si burim dhe destinacion për gra dhe fëmijë që janë subjekt i trafikimit seksual dhe punës së detyrueshme. Sipas raportit, shumica e femrave të trafikuara vijnë nga Moldavia, Slovakia, Shqipëria, Sebia dhe Polonia. Femrat detyrohen të ushtrojnë proctitucion ndërsa fëmijët nga Kosova dhe vendet fqinje detyrohen të bëhen

Departamenti Amerikan i Shtetit  e cilëson Kosovën si burim dhe destinacion për gra dhe fëmijë që janë subjekt i trafikimit seksual dhe punës së detyrueshme. Sipas raportit, shumica e femrave të trafikuara vijnë nga Moldavia, Slovakia, Shqipëria, Sebia dhe Polonia.

Femrat detyrohen të ushtrojnë proctitucion ndërsa fëmijët nga Kosova dhe vendet fqinje detyrohen të bëhen lypës me forcë. Në raport thuhet gjithashtu se trafikantët detyrojnë qytetarët e Kosovës që të ushtrojnë prostitucion dhe punë të detyrueshme nëpër të gjithë Evropën.

Nga ana tjetër, raporti i DASH-it vlerëson miratimin e Kodit të ri Penal në Kosovë, i cili ka ndikuar ne rritjen e ndëshkimit për trafikantët. Departamenti Amerikan i Shetit rekomandon për shtetin e Kosovës  trajnime të avancuar për gjyqtarët dhe prokurorët, forcimin e përpjekjeve për të ndjekur dhe dënuar trafikantët që detyrojnë njerëzit në prostitucion dhe punë të detyrueshme, përfshirë këtu edhe zyrtarët që janë pjesmarrës në këto krime.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar