“Dardani” monedha e re e Kosovës?

0

Kosova do të ketë monedhën e vetë valutore dhe ajo mund të quhet “dardan”. Ky është emri që është përmendur më së shumti si zëvendësues i Euros.

Gjithsesi ajo që dihet është që Kosova do ta ndërrojë monedhën europiane. Këtë e konfirmoi edhe Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qëndrore të Kosovës, gjatë Samitit të Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qëndrore të Vendeve të Rajonit në Mal të Zi.

Specialistë të ekonomisë tërheqin vëmendjen në lidhje me rrezikun që bart ndërrimi i valutës. Sipas tyre duhet të zhvillohen politika monetare për funksionimin e ekonomisë, por kjo duhet bërë me kujdes, pasi ndryshimi mund të shoqërohet me rënie të stabilitetit të monedhës.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here