DAP, afati i pranimit deri në 15 mars

Drejtoria e të Ardhurave Publike njoftoi sot se afati i fundit për paraqitjen e të ardhurave për vitin 2013 është data 15 mars dhe ju rikujtoi qytetarëve se në rast shmangie të këtij detyrimi do të vendosën gjoba nga 500 deri në 1000 euro. Nga detyrimi i paraqitjes së të ardhurave, janë të liruar vetëm

Drejtoria e të Ardhurave Publike njoftoi sot se afati i fundit për paraqitjen e të ardhurave për vitin 2013 është data 15 mars dhe ju rikujtoi qytetarëve se në rast shmangie të këtij detyrimi do të vendosën gjoba nga 500 deri në 1000 euro.

Nga detyrimi i paraqitjes së të ardhurave, janë të liruar vetëm pensionistët, si dhe ata që marrin rrogë vetëm nga puna ku janë të siguruar. Ndërsa të tjerët që marrin rrogë nga punë të tjera, duhet t’i paraqesin ato personalisht në një prej zyrave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike ose përmes postës fizike dhe asaj elektronike.

Sipas statistikave deri tani, të ardhurat i kanë paraqitur rreth 20 mijë persona ndërohë janë 180 të tjerë që kanë lënë pas dore këtë detyrim.

“Cilët qytetarë kanë obligim për paraqitje të të ardhurave? Ata janë të gjithë personat fizikë që gjatë vitit 2013 kanë realizuar të ardhura, si të ardhura personale, të ardhura nga dhënia me qira e pronave të tundshme dhe të pa tundshme, të ardhurat nga realizimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave industriale, të ardhura të realizuara nga lojërat e fatit dhe lojërat shpërblyese”, tha Muhedin Avdiç, sektori i shërbimeve në DAP.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar