Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen kualifikuese Danimarkë-Shqipëri, që do të luhet me 4 shtator në Kopenhagen. Ajo që bie në sy është çmimi prej 34 eurosh, që po ta krahasosh me çmimin e një bilete në “Elbasan Arena”, është më i lirë dhe kujtojmë që bëhet fjalë për një
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen kualifikuese Danimarkë-Shqipëri, që do të luhet me 4 shtator në Kopenhagen. Ajo që bie në sy është çmimi prej 34 eurosh, që po ta krahasosh me çmimin e një bilete në “Elbasan Arena”, është më i lirë dhe kujtojmë që bëhet fjalë për një nga kryeqytetet me standartet më të larta të jetesës në botë.
Ja çfarë shkruan FSHF në faqen e saj: “Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se për ndeshjen Danimarkë-Shqipëri, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Telia Parken”, Kopenhagen, më 4 shtator, ora 20:45, biletat do të jenë të disponueshme pranë FSHF-së brenda datës 3 korrik 2015. Sektorët e mundshëm do të jenë sektorët D1 dhe D2 dhe çmimi për këtë kategori do të jetë 34 euro. Biletat e paguara pranë FSHF-së mund të dërgohen edhe në adresat sipas kërkesave të blerësve me korrierin DHL sipas listës së çmimeve të mëposhtme.”
Nga ana tjetër, federate tregon edhe mënyrën e vetme të përfitimit të biletës: “Mënyra e vetme e blerjes së biletave për këtë ndeshje do të jetë blerja pranë FSHF-së në zyrat qendrore ose online në faqen tonë zyrtare www.fshf.org në seksionin “Shop”, duke filluar nga data 3 korrik 2015. FSHF njofton gjithashtu se, duke parë kërkesën e madhe të biletave për këtë ndeshje nga të gjitha trevat në Shqipëri dhe jashtë saj, në mënyrë që të mundësojmë pajisjen e të gjithë tifozëve që duan të shoqërojnë Kombëtaren tonë në këtë sfidë, ju informojme se sasia maksimale e biletave për këtë ndeshje është dy bileta për person.”
FSHF gjithashtu sqaron edhe kushtet që duhen për përfitimin e biletës: “Kusht i patjetërsueshëm i blerjes është dhënia e informacioneve në vijim për mbajtësin e çdo bilete: emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, vendbanim dhe një kopje e kartës së identitetit. Lista finale me informacionet përmbledhëse të të gjithë tifozëve shqiptarë do t’i komunikohet federatës dhe autoriteteve të sigurise daneze, ku sipas udhëzimeve që kemi, asnjë person që nuk ka emrin në listë, nuk do të lejohet të hyjë në stadium.”
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *