Damasku pas prapaskenave të luftës

Damasku pas prapaskenave të luftës

BBC News Dhjetëra-mijëra sirianë kanë humbur jetët e tyre në shtetin ku konflikti po përshkallëzohet dhe ku betejat e përgjakshme kanë detyruar qindra-mijëra të tjerë që të largohen nga vendlindja. Akoma shumë shtetas sirianë vazhdojnë të qëndrojnë dhe po përpiqen të jetojnë jetën e tyre. Gjashtë banorë të Damaskut tregojnë se si  po mbijetojnë në

BBC News

Dhjetëra-mijëra sirianë kanë humbur jetët e tyre në shtetin ku konflikti po përshkallëzohet dhe ku betejat e përgjakshme kanë detyruar qindra-mijëra të tjerë që të largohen nga vendlindja.

Akoma shumë shtetas sirianë vazhdojnë të qëndrojnë dhe po përpiqen të jetojnë jetën e tyre. Gjashtë banorë të Damaskut tregojnë se si  po mbijetojnë në mes të luftës dhe dhunës.

2

Duhet të punojmë, duhet të nisim ditën e re çdo mëngjes. Po presim për ditë të mira, po shpresojmë për paqe”. Samir Bagdash, 36 vjeç, menaxher i firmës “Bakdash ice cream parlour”, përshkruan  sfidat që familjes së tij i duhet të kalojë për të mbajtur dyqanet e tyre hapur. Samiri, babai i tre fëmijëve, i përket brezit të tretë të një familjeje me traditë në biznesin e akulloreve në Damask. E themeluar në vitin 1895 nga gjyshi i tij, biznesi  është përhapur edhe në Lindjen e Mesme, me dyqane të tjera në Jordani dhe Liban. Samiri punon së bashku me të atin, Muafikun, dhe përpos dhunës përreth e sfidës për të gjetur përbërësit, biznesi i tyre vazhdon të ekzistojë.

3

Bashkëshorti im, Muhamedi, punon si shofer taksie, kështu që kur ai del për të punuar unë jam e shqetësuar përgjatë gjithë ditës. Shqetësohem  se cili do jetë fati im dhe i fëmijëve tanë nëse atij i ndodh gjë…”  Kështu shprehet Moaina Auad, 30 vjeçe, shtëpiake, nënë e dy djemve  dhe  një vajze, të moshës nga 1 në 3 vjeç. Shtëpia e tyre në Al Auadi ndodhet pranë rrethinave Jobar, aty ku duket se luftimet mes qeverisë dhe forcave opozitare janë gjithnjë të ashpra.

4

Loai, 35 vjeç, punonjës i marrëdhënieve me publikun për Unionin Parlamentar Arab, Mezzeh, tregon se si së fundmi humbi punën e tij pasi forcat e sigurisë i mbyllën zyrat për shkak të luftës. Tani Loai pjesën më të madhe të kohës e kalon me familjen e tij, nëpër kafe me shokët, si dhe duke kalëruar.

5

Nuk mund ta lëmë shtetin tonë, duhet të qëndrojmë”, thotë 17-vjeçarja Hadila Deiry, nxënëse gjimnazi në Mezzehun Lindor.  Ëndrra e saj është të bëhet inxhiniere, ndërsa ashtu si shumë bashkëmoshatare të tjera të saj ka hobi basketbollin dhe dizajnin grafik. Ajo thotë se pesimizmi që ka kapluar vendin nga konflikti tregon se jeta është e vështirë, veçanërisht pasi shumë miq të saj janë larguar jashtë vendit. Por ajo është e vendosur të qëndrojë në atdheun e saj, në Siri, si do që të shkojnë punët; për më mirë apo për më keq.

6

E ndërpreva duhanin para tre apo katër vitesh më parë po tani e kam vazhduar prapë për shkak të stresit’’. Këto janë fjalët e Muafakut, 66 vjeç, një tregtar tekstilesh në pension nga Barzehu. Ai përshkruan se si jeta po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe se si  nga Kuvajti  u kthye përfundimisht tre vite më parë për të jetuar në Siri, së bashku me të shoqen dhe pesë fëmijët. Ai tregon se disa artikuj kushtojnë 10 herë më shtrenjtë se tre vite më parë.

7

Haitham, 15 vjeç, nxënës  nga Jaramana, thotë: “U bë një vit që kur së fundmi i kam parë shokët e mi. Nuk e di se ku ndodhen tani”. Ai nuk ka qenë në shkollë për rreth një vit e megjithatë po ndjek mësime në një qendër të veçantë studimesh, që asistohet gjatë periudhës së luftës.  Ai nuk nguron për të treguar dëshirën e madhe që ka për t’u kthyer në vendlindje.

Përgatiti për “Objektiv.al”: Elta Liksenaj

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar