Damask, shpërthim në sheshin Omajadi

Damask, shpërthim në sheshin Omajadi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Damask. Autoritetet policore deklarojnë se bëhet fjalë për një autobombë të shpërthyer para Teatrit të Operas në kryeqytet. Dy persona janë plagosur rëndë dhe asgjë nuk është thënë sa i përket shkaqeve që mund të ketë ndodhur ky shpërthim. Sipas njoftimeve paraprake, një makinë bombë u hodh ne

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Damask. Autoritetet policore deklarojnë se bëhet fjalë për një autobombë të shpërthyer para Teatrit të Operas në kryeqytet.

Dy persona janë plagosur rëndë dhe asgjë nuk është thënë sa i përket shkaqeve që mund të ketë ndodhur ky shpërthim. Sipas njoftimeve paraprake, një makinë bombë u hodh ne erë.

Sheshi “Marjeh” është i populluar dhe në lëvizje gjatë gjithë kohës. Shpërthimi i fundit që ka ndodhur në Damask është regjistruar më 8 maj.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar