Dalin detaje të reja për pengmarrjen në tiranë,të maqedonasit 23 vjeçar.

0

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në pasditen e djeshme, dalin detaje të reja nga pengmarrja e 23-vjeçarit maqedonas me inicialet   D.V.

Mësohet se policia ka arrestuar dy shtetasit me iniciale A.Xh.,41 vjeç,dhe S.M.,42 vjeç për rrëmbimin e shtetasit maqedonas në këmbimin e 250 mijë euro. Ndërsa shtetasi S.E.,50 vjeç u procedua për moskallëzim krimi.
Por detaje të reja dalin gjatë marrjes në pyetje të autorëve të krimit. Të arrestuarit hodhën poshtë të gjitha akuzat e bëra ndaj tyre,duke pretenduar se ata nuk po I kërkonin para në këmbim por thjeshtë I kishin bërë presion shtetasit maqedonas për kthimin e një borxhi të hershëm.

Arber Tushe

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here