Dajti: Me qeverinë e re do të ringremë bustin e Enverit

Dajti: Me qeverinë e re do të ringremë bustin e Enverit

Kryetari i Partisë së Punës së Organizuar, Marko Dajti deklaron se me Edi Ramën kryeministër do të rivendoset busti i Enver Hoxhës më 16 tetor në Tiranë. “Madje ju themi edhe një “sekret”: Bustin e Enver Hoxhës e kemi gati, madje me uniformën e gjeneralit, dhe do ta vendosim më 16 tetor. Atë e kërkon

Kryetari i Partisë së Punës së Organizuar, Marko Dajti deklaron se me Edi Ramën kryeministër do të rivendoset busti i Enver Hoxhës më 16 tetor në Tiranë.

“Madje ju themi edhe një “sekret”: Bustin e Enver Hoxhës e kemi gati, madje me uniformën e gjeneralit, dhe do ta vendosim më 16 tetor. Atë e kërkon populli. Enver Hoxha do të mbetet heroi kombëtar i Shqipërisë dhe komunistët e PPSHR do t’i japin tonin edhe qeverisë së re të majtë që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Me fitoren tonë përkrah kryeministrit të ri Edi Rama, do të rivendosim në vend shumë padrejtësi që u janë bërë komunistëve të Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës”, – theksoi z. Dajti.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek programi i PPSHR – së, për legalizimin e kultivimit të Cannabis sativa, ku u shpreh se nëse partia e tij do të përfaqësohet në parlament, shqiptarët do të kultivojnë pa frikë këtë bimë. “Sondazhet tona tregojnë se na mbështesin 55 % e shqiptarëve për këtë çështje dhe unë i garantoj se, në qoftë se Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar do të përfaqësohet në parlament, fermerët shqiptarë do ta kultivojnë pa frikë këtë bimë dhe do të zhvillojnë me sukses këtë biznes të ri fitimprurës”, – tha z. Marko Dajti gjatë një interviste për gazetën Panorama.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar