Dajti: Duçkollari u vra nga nje oficer policie

Dajti: Duçkollari u vra nga nje oficer policie

Dritan Dajti ka nisur të tregojë mbi ngarjen e 7 gushtit të vitit 2007 ku u vranë 4 oficerë të skuadrës  speciale operacionale. Në seancën e kaluar, Dajti kishte kërkuar që në seacën e zhvilluar ditën e sotme të ishin të pranishëm edhe familjarët e Sajmir Duçkollarit në sallën e gjyqit  në Gjykatën e Krime

Dritan Dajti ka nisur të tregojë mbi ngarjen e 7 gushtit të vitit 2007 ku u vranë 4 oficerë të skuadrës  speciale operacionale.

Në seancën e kaluar, Dajti kishte kërkuar që në seacën e zhvilluar ditën e sotme të ishin të pranishëm edhe familjarët e Sajmir Duçkollarit në sallën e gjyqit  në Gjykatën e Krime të Rënda për të mësuar se kush e vrau këtë të fundit.

Sipas dëshmisë së Dajtit, oficeri policisë Flamur Gashi është përgjegjës për vrasjen e Duçkollarit. “Duçkollari u vra pas shpinës nga oficeri Flamur Gashi, vrasja ka ndodhur pak metra para makinës ku unë ndodhesha. Plumbi e ka përshkuar nga shpina në zemër, dhe arma që ka përdorur  oficeri i policisë ka qenë armë zjarri tip kallashnikov” ka mbyllur rrëfimin e tij Dritan Dajti.

Dajti ka akuzuar edhe forcat Speciale të Policisë, të cilët sipas tij kanë thurur planin për vrasjen e Sajmir Duçkollarit.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar