Dajti braktis gjygjin, akuzon gjykatën se po zvarrit procesin

0

Dritan Dajti braktis sërish seancën gjygjsore të zhvilluar ditën e sotme duke e zvarritur pafund procesin ndaj tij.

Dajti ka reaguar duke akuzuar trupin gjykues se po e zvarrit procesin gjygjsor ndaj tij.

“Gjyqi ndaj meje ka një vit që zvarritet nga gjykata. Ju në fund të muajit merrni rrogat ndërsa mua më mohoen të drejtat”, i është drejtuar Dajti trupit gjykues dhe më pas është larguar nga salla.

Gjykata ka caktuar dy avokatë përkatësisht Perlat Koçillari dhe Pjetër Dedën, të cilët do të mbrojnë në seancën e ardhshme Dritan Dajtin.

Rasti i Dritan Dajtit është shtyrë për më shumë se një vit, ku disa gjygjtarë kanë refuzuar mbrojtjen e të akuzuarit dhe të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten në proçes.

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër efektivëve në Durrës, ngjarje që do të sillte arrestimin e të akuzuarit më 7 gusht 2009.

/Rovena Dupi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here