Dajti – Berishës: Faleminderit që më përmende në fjalim

Dajti – Berishës: Faleminderit që më përmende në fjalim

Ironia dhe kërkesat e të akuzuarit për vrasjen e katër policëve në Durrës, Dritan Dajtit përballë trupit gjykues nuk kanë të ndalur. Këtë herë Dajti ka falenderuar ish – kryeministrin Berisha për përmendjen që i ka bërë në një nga fjalimet e tij. Po ashtu ka kërkuar nga pala gjykuese t’i vihet në dispozicion libri

Ironia dhe kërkesat e të akuzuarit për vrasjen e katër policëve në Durrës, Dritan Dajtit përballë trupit gjykues nuk kanë të ndalur. Këtë herë Dajti ka falenderuar ish – kryeministrin Berisha për përmendjen që i ka bërë në një nga fjalimet e tij. Po ashtu ka kërkuar nga pala gjykuese t’i vihet në dispozicion libri i armatimeve të oficerëve të Skuadrës Speciale Operacionale.

I akuzuari për masakrën e Durrësit ka kërkuar këtë libër për shkak se hedh akuza të forta mbi regjistrimin e armës me të cilën është qëlluar. Sipas tij kjo armë nuk është e regjistruar dhe sipas dokumentacionit rezulton e regjistruar 2 muaj pas masakrës, dhe persioni i cili ka firmosur është i ndjeri Fatos Xhani. “Kërkoi të më vihet në dispozicion fletëdalja nr.66, datë 10.10.2009, sipas së cilës rezulton se i ndjeri Fatos Xhani ka marrë armë me numër të paregjistruar serie dhe modeli. Sipas librit të armatimit, që ju keni vendosur ta merrni si provë, figuron që Fatos Xhani ka marrë armë të paregjistruar. Fatos Xhani ka firmosur më datë 10.10.2009, në një kohë që sipas prokurorisë, Xhani është vrarë më 07.08.2009. Domethënë ka firmosur dy muaj pas vdekjes”, – tha Dajti.

Kërkesa e Dajtit u rrëzua nga pesëshja gjykuese dhe ky vendim irritoi tej mase Dajtin ku përsëri hedh akuza të forta dhe kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese. “Për sa kohë nuk po bëni drejtësi, atëherë po më detyroni të hap “kutinë e Pandorës””, – u shpreh ai.

Kohët e fundit Dajti ka kërcënuar vazhdimisht se do të hapë kutine e famshme të Pandorës siç e quan ai, por deri më tani ai ka hedhur akuza vetëm mbi personin i cili ka drejtuar operacionin mbi arrestimin e tij ne vitin 2009-të, Arjan Muçës.

Zvarritja e kësaj çështjeje po bëhet sepse asnjë avokat nuk merr përsipër mbrojtjen e Dritan Dajtit, duke u justifikuar me arsye të ndryshme.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar