Daçiç për Thaçin: Nuk është një gjarpër por një njeri i zakonshëm

0

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç në një opinion të dhënë për “Financial Times” në Londër deklaroi se e vetmja mënyrë që Serbia të ecë përpara është integrimi në BE. Gjithashtu në fjalën e tij ai foli edhe për Hashim Thaçin duke thënë se ai nuk është një gjarpër i vjetër por një njëri i thjeshtë më të cilin duhet të bisedohet.

“Unë e kam pasur ëndrrën time. Një Serbi normale, krenare, stabile dhe e pasur. Serbia në Europë dhe Europa, vlerat e saja, rregullat dhe sitemi i saj në çdo fshat serb”,- u shpreh Daçiç.

Kryeministri serb nuk la pa përmendur edhe kryetarin e qeverisë së Kosovës Hashim Thaçin, ku thotë se i është dashur të ulet në bisedime me njeriun që 10 vite më parë ka luftuar me të dhe pranon që Kosova tashmë është një shtet i vetëm dhe jo pjesë e mitit të Serbisë. “Serbia, ku shumica e popullatës deri dje ka ëndërruar në “mbretërinë e qiejve” dhe për të cilën Kosova është vetëm zemra e atij miti, është dashur, shumë shpejt të zbresë në tokë. Për këtë kam shkuar të bisedoj me njeriun me të cilin disa dhjetëra vite më parë kam luftuar”, – vazhdoi ai deklaratën e tij.

Duke vazhduar më tej Daçiç thotë se “Popullit që ka jetuar në mite t’i tregohet se Hashim Thaçi nuk është “dragua apokaliptik, gjarpër i vjetër”, i cili sulmon mretërinë tonë të qiejve. Eshtë dashur të tregojmë se ai (Hashim Thaçi) është njeri i zakonshëm, njeri i tokës, kundërshtar, por jo mitik, por politik, me të cilin mund dhe duhet të bisedohet”, – përfundon fjalën kreu i ekzekutivit serb.

/Osman Stafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here