Konte: Juventusi me fat nga vendimi i arbitrit

Konte: Juventusi me fat nga vendimi i arbitrit

Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, pranon se arbitri ka dhënë vendim të gabuar duke anuluar golin e rregullt të sulmuesit të Kievos, Alberto Paloski, gjatë ndeshjes së mbrëmbshme e vlefshme për javën e pestë të Serisë A. Paloski mund të kishte barazpeshuar lojën me atë gol por çdo gjë u anulua pasi anësori kishte ngritur

Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, pranon se arbitri ka dhënë vendim të gabuar duke anuluar golin e rregullt të sulmuesit të Kievos, Alberto Paloski, gjatë ndeshjes së mbrëmbshme e vlefshme për javën e pestë të Serisë A. Paloski mund të kishte barazpeshuar lojën me atë gol por çdo gjë u anulua pasi anësori kishte ngritur flamurin për pozicion jashtë loje.

Reagimet e skuadrës së Kievos u vlerësuan si të drejta pas përfundimit të ndeshjes. Ndërkohë që në minutën e 66-të një autogol i Alesandro Bernardinit bëri diferencën deri në përfundimin e takimit mes dy skuadrave.

“Në ndeshjen e mbrëmshme ndodhi një incident që doli në favorin tonë dhe ne do të marrim mësim prej tij. Edhe neve mund të na ndodhë në të ardhmen që të pësojmë momente si këto dhe do t’i pranojmë vendimet”, u shpreh Konte në faqen zyrtare të klubit.

Ndërkohë që me këtë fitore Juventusi u ngjit në vendin e dytë të Serisë A me pikë të barabarta me Napolin. Kampionati udhëhiqet nga Roma me 15 pikë.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar